Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka njoftuar për takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin, Irlandë.

Ai theksoi se Këshilli i Evropës e mbështet rrugën evropiane të Kosovës përmes standardeve ligjore, ekspertizës dhe pranisë në terren.

Në një njoftim të publikuar në platformën X, Berset theksoi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për sigurinë demokratike të Evropës.

Ai shtoi se dialogu dhe angazhimi i vazhdueshëm janë kyç për ndërtimin e besimit në rajon.

Përveç kësaj, Berset ka sqaruar përdorimin e fusnotës për Kosovën, duke thënë: “Të gjitha referimet ndaj Kosovës, qoftë territorit, institucioneve apo popullsisë së saj, në këtë tekst duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe pa paragjykuar statusin e Kosovës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *