Kërkohet Shkarkimi i Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, që njëherësh është kryetar i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, ka njoftuar se kanë inicuar kërkesën për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku – Isufi.

Mustafa, në një postim në Facebook, ka theksuar se kjo iniciativë është marrë në bashkëpunim me deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.

Lexoni të plotë postimin e tij: “Në kuadër të angazhimit për të adresuar parregullsitë në Autoritetin e Konkurrencës, si Kryetar i Komisionit për Ekonomi, bashkë me deputetë të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, kam iniciuar kërkesën për shkarkimin e Kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi.

Shkeljet e dyshuara ligjore, moszbatimi i vendimeve të institucioneve administrative dhe gjyqësore, përfshirja në aktivitete politike të ndaluara me ligj dhe mungesa e llogaridhënies para Komisionit parlamentar kërkojnë përgjegjësi institucionale.” Ndërkohë, deputetët e Vetëvendosjes, duke votuar vazhdimisht largimin e kësaj pike nga rendi i ditës së Komisionit për Ekonomi, kanë penguar diskutimin parlamentar lidhur me parregullsitë dhe shkeljet e dyshuara ligjore të raportuara në këtë institucion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *