Reagimi i Vjosa Osmanit për Arrestimin e Pronarit të Lopës

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me rastin e arrestimit të një qytetari për dëmet që ka shkaktuar lopa e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë një krahasim mes rastit të Arlindës dhe arrestimit të pronarit të lopës që po kulloste bar. “Arlindën e lanë në duart e vdekjes.

Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë!

Kjo është logjika e tyre.

Viktima pa mbrojtje.

Lopa me pronar në pranga!

Logjikë mesjetare.

Drejtësi e përmbysur!”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka kritikuar institucionet për dështimin e tyre në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *