Sot në Prishtinë ka filluar Java Globale e Ndërmarrësisë, një ngjarje e organizuar nga Qendra Inovative e Kosovës (ICK).
Kjo javë shënon vitin e 14-të të organizimit, duke ofruar një mundësi për takime mes individëve inovativë, të cilët kanë ide dhe talente, por nuk kanë pasur mundësinë t’i shprehin ato.
Java u hap me fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili theksoi rëndësinë e teknologjisë për zhvillimin e Kosovës dhe premtoi më shumë investime në këtë fushë, si në shkolla ashtu edhe në universitete.
Për rëndësinë e kësaj jave foli edhe Shpend Lila, përfaqësues i ICK-së, duke theksuar nevojën për mbështetje të mëtejshme për sipërmarrësit dhe inovatorët në vend.