Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V.K.
Sipas aktakuzës, ata akuzohen se më 5 qershor 2026 në Gjakovë, në bashkëveprim dhe me qëllim të shitjes, kanë poseduar dhe shpërndarë substanca narkotike të llojeve të ndryshme, duke ia shitur ato personave të ndryshëm.
Në njoftimin e prokurorisë, theksohet se shitjet janë dokumentuar përmes masave të fshehta të hetimit, përfshirë blerjet e simuluara. “Gjatë kontrollit dhe bastisjes së shtëpive të të pandehurve, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 270.45 gramë kokainë, 146.79 gramë heroinë të përzier me paracetamol dhe kafeinë, si dhe 10.97 gramë marihuanë.
Substancat narkotike ishin të ndara dhe të paketuara në qese najloni, të gatshme për shitje.
Më këto veprime, të pandehurit me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V.K. kanë kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.” Po ashtu, i pandehuri i parë me inicialet M.K. është akuzuar edhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve sipas nenit 366 paragrafi 1 të KPRK-së.