Aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka shprehur dyshime nëse ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia ka marrë ndonjë qëndrim ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe që ishte kundër Kosovës në Bruksel.
Në një postim në platformën X, Kandiq theksoi se interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë Forumin të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel përbënte një ngjarje të turpshme.