Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në një takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, së bashku me delegacionin e tij.
Në këtë takim, ata diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e saj për mbështetje të vazhdueshme që Japonia i ofron Kosovës, që nga njohja e pavarësisë dhe deri te ndihma në zhvillimin e vendit dhe në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Ajo vlerësoi bashkëpunimin në fusha si ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja e mjedisit, duke theksuar rëndësinë e programeve të bursave MEXT për studentët kosovarë.
Po ashtu, theksoi nevojën për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve që garantojnë mbrojtjen e investimeve dhe eliminimin e tatimit të dyfishtë.
Presidentja theksoi gjithashtu rëndësinë që bashkëpunimi me Japoninë të thellohet edhe në lehtësimin e udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës dhe në mbështetje të aspiratave për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.