Protestat e Të Rinjve Shqiptarë: Një Revoltë Ndaj Vendimeve Politike

Nga Franca në Serbi e Shqipëri, brezi i ri po ngre zërin kundër qeverive dhe vendimeve politike.

Mediat ndërkombëtare po i kushtojnë vëmendje të veçantë protestave të të rinjve shqiptarë kundër projektit turistik të Jared Kushnerit.

Një valë pakënaqësie e të rinjve po shfaqet në vende të ndryshme të Evropës, ku protestat kundër qeverive dhe vendimeve politike kanë marrë përmasa të rëndësishme.

Kështu vlerëson revista prestigjioze amerikane Columbia Journalism Review (CJR) në një analizë kushtuar mënyrës se si një gjeneratë e re gazetarësh po i përcjell këto zhvillime në kontinent.

Në artikullin e publikuar më 17 nëntor 2026, CJR përmend protestat studentore në Francë, demonstratat në Gjermani, Itali, Belgjikë e Portugali, si dhe lëvizjen e gjatë studentore në Serbi.

Një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe Shqipërisë, ku mbështetja e qeverisë për projektin e resortit luksoz të Jared Kushnerit në një zonë të mbrojtur natyrore ka nxitur reagimin e të rinjve, në atë që artikulli e përshkruan si të ashtuquajturën “Revolucioni i Flamingove”.

Sipas CJR-së, protestat në Shqipëri janë shoqëruar edhe me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Megjithatë, revista vë në dukje se këto zhvillime nuk përbëjnë domosdoshmërisht një lëvizje të përbashkët evropiane, pasi secili vend ka rrethanat dhe arsyet e veta për pakënaqësinë qytetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *