Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si disa deputetë po e shfrytëzojnë mbledhjet e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt për përplasje personale dhe partiake.
KDI thekson se në disa nga mbledhjet e deritanishme, diskutimet për çështjet e rendit të ditës janë shndërruar në akuza, sulme dhe fyerje mes deputetëve. “Devijime të tilla nga agjenda e punës së komisionit dëmtojnë hetimin parlamentar dhe besimin e publikut në këtë proces.
Sjelljet dhe gjuha joparlamentare janë veçanërisht të rënda në një komision të cilit Kuvendi i ka besuar hetimin parlamentar të një rasti kaq të ndjeshëm, siç është vrasja e Arlinda Zekajt.
Deputetët kanë përgjegjësi ndaj publikut, e posaçërisht ndaj familjes së saj që këtë çështje ta trajtojnë me dinjitet,” thuhet në reagim.