Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në Washington D.C. në një ceremoni solemne për ndarjen e Medaljes së Artë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila iu kushtua ish-presidentit të Egjiptit, Anwar Sadat.
Ky nderim është dhënë për të vlerësuar kontributin historik të Sadatit për paqen.
Ceremonia u mbajt me ftesë të kryetarit të Kongresit amerikan, Mike Johnson, dhe në të morën pjesë liderë botërorë dhe personalitete të shquara ndërkombëtare, të cilët u mblodhën për të nderuar trashëgiminë e Sadatit.