Kritika ndaj Ali Ahmetit për Deklaratat mbi Paqen dhe Bashkëpunimin me Serbinë

Sot, VLEN ka shprehur kritika ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për deklaratën e tij se paqja rajonale arrihet nëpërmjet bashkëpunimit me Serbinë.

Nga kjo organizatë theksojnë se Ahmeti vazhdon ta mbështesë “Open Ballkanin”.

Në një përpjekje të përsëritur për ta rehabilituar agresorin, ai thotë se paqja rajonale bëhet në bashkëpunim me Serbinë.

Me të njëjtën Serbi që nuk e njeh Kosovën, nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e viteve ‘99 dhe vazhdon të sponsorizojë sulme terroriste si ai i Banjskës, për të cilin Ahmeti nuk ka folur kurrë.

Po ashtu, me të njëjtën Serbi që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, që ne e shohim si parakusht për normalizimin e marrëdhënieve mes dy popujve.

Qeveria VLEN ka një qëndrim të qartë: Lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën përmes Korridorit 8, autostradës Shkup – Bllacë, rrugës Tetovë – Prizren dhe One Stop Shop në vendkalimet kufitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *