Regjistrimi i Fëmijëve të Lindur Jashtë Kosovës nga Qytetarët Kosovarë në Australi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberra ka informuar qytetarët kosovarë që jetojnë në Australi, Zelandën e Re, dhe shtetet e tjera të rajonit të Paqësorit se kanë mundësinë të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve të tyre të lindur jashtë Kosovës, duke filluar nga mosha 0 deri në 18 vjeç.

Sipas njoftimit nga Shërbimi Konsullor i Ambasadës, kjo mundësi është e vlefshme për rastet kur të dy prindërit ose të paktën njëri prej tyre është shtetas i Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *