Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, në orën 17:15. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë kohës kur nuk ishte askush në shtëpi, persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur para të gatshme, dhe stoli ari e orë të ndryshme”, thuhet në raport.
Sipas ankuesit, vlera e përgjithshme e dëmit është e konsiderueshme.