Një person ka humbur jetën të mërkurën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një konflikti verbal mes dy personave.
I dyshuari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit, ku, rreth orës 13:03, ka ndërruar jetë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë arrestimit i ka konfiskuar një revole me 24 fishekë, si dhe disa gëzhoja.
Njësiti hetuesisë ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë parash të gatshme.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedurat e mëtejme.