Ministria e Financave njofton se janë transferuar edhe 45.2 milionë denarë nga buxheti Qendror në Bankën Zhvillimore me qëllim të mbështetjes së investimeve të realizuara nga kompanitë vendore. “Mbështetja e përgjithshme që Qeveria deri më tani ka realizuar në sektorin privat përmes këtij mekanizmi është 14.9 miliardë denarë ose 242 milionë euro dhe ka një ndikim të rëndësishëm në realizimin e investimeve private si dhe në mbështetje të aktiviteteve ekonomike”. “Në buxhet janë parashikuar mjete në vlerë të përgjithshme prej 250 milionë eurosh për zbatimin e kësaj mase.
Transheja e parë nga buxheti për Bankën Zhvillimore dhe kompanitë vendore u realizua nga Ministria e Financave në muajin mars të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin e MF.
Qeveria siguroi këto mjete nga Banka Hungareze Eksport-Import për të stimuluar ciklin e investimeve në sektorin privat dhe për të nxitur rritjen ekonomike. “Mjetet do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave afariste deri te shfrytëzuesit e fundit – kompanitë vendore, me kushte të favorshme ku norma e interesit është 1.95%, periudha e shlyerjes deri në 15 vjet, kurse periudha grejs është deri në 3 vjet”, shtojnë nga MF.