Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi vendimin e ri të Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve, që hyjnë në fuqi sot, më 19 nëntor, nga ora 14:00.
Përmes një njoftimi, Malaj sqaroi se çmimet e reja janë përcaktuar në përputhje me lëvizjet e bursës ndërkombëtare.
Sipas këtij vendimi, çmimet maksimale me pakicë janë: Nafta: 201 lekë/litër, Benzina: 160 lekë/litër dhe Gazi: 71 lekë/litër.
Ndërsa çmimet me shumicë janë: Nafta: 189 lekë/litër, Benzina: 148 lekë/litër dhe Gazi: 59 lekë/litër.
Ministri Malaj thekson se këto vendime kanë si qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.