Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka njoftuar se është marrë vesh me kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar iniciativën ligjore lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Pas takimit me Kurtin, Çitaku theksoi se palët janë pajtuar që gjatë javës së ardhshme të intensifikojnë procedurat për një iniciativë të re ligjore.