Bujar Osmani Kritikon Votën e Maqedonisë së Veriut për Refugjatët Palestinezë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka shprehur kritika të forta ndaj VLEN-it për votimin e Maqedonisë së Veriut kundër rezolutës së OKB-së që mbështet refugjatët palestinezë.

Ai e akuzon këtë grup për hipokrizi politike, duke theksuar se për shumë vite, këta përfaqësues e kanë përdorur çështjen palestineze dhe fenë për të siguruar vota. “Dje, Maqedonia e Veriut ishte njëra nga vetëm 9 shtetet që votuan kundër rezolutës së OKB-së për mbështetje të refugjatëve palestinezë.

Edhe vitin e kaluar votuan kundër!

Nuk po flas për diplomaci, por për hipokrizi!

Ata që për vite të tëra e keqpërdorën fenë, Zotin dhe vuajtjet e palestinezëve për të marrë vota, sot heshtin kur Qeveria e tyre voton kundër mbështetjes për këta refugjatë.

Me Zotin në gojë kur kërkojnë vota, me kokën ulur kur duhet të mbrojnë parimet!

Kjo është hipokrizi politike.

As me komb e as me fe!”, ka shkruar Bujar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *