Presidentja Justina Shiroka Pula zhvilloi sot një takim me ambasadorin belg në Prishtinë, Arnaud Dusaucy, ku shprehu mirënjohjen e saj për mbështetje të vazhdueshme që Belgjika i ofron Kosovës.
Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për perspektivën euroatlantike të vendit tonë.
Shiroka-Pula theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO mbeten objektiva strategjike për Kosovën.
Ajo vlerësoi gjithashtu mbështetje e Belgjikës në procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Në vazhdim, Shiroka-Pula përmendi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, duke u fokusuar në fushat si teknologjia informative, shërbimet digjitale, energjia e ripërtërirë, infrastruktura, bujqësia, arsimi, kultura dhe turizmi.