Investimet në teknologji, inovacion, edukim dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës, ka theksuar presidentja Justina Shiroka Pula gjatë takimit me drejtorin ekzekutiv të Projektit për Studime të Konkurrueshmërisë Strategjike (SCSP), Ylli Bajraktari.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në fushat e teknologjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe profesionistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shiroka Pula ka vlerësuar se diaspora shqiptare në SHBA ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, sidomos përmes transferimit të dijes dhe përvojës.
Ajo ka theksuar se diaspora mund të ndihmojë gjithashtu në krijimin e lidhjeve me kompanitë dhe institucionet amerikane.
Presidentja e ka përgëzuar Bajraktarin për arritjet dhe kontributin e tij në SHBA, duke theksuar se suksesi i tij dëshmon potencialin dhe profesionalizmin e diasporës shqiptare.