Alarmet për Bomba në Tetovë: Të Gjatë Rreme, Nxënësit Evakuohen

Katër shkolla në Tetovë u përfshinë nga alarmet për bomba gjatë ditës së sotme, por pas kontrolleve nga policia, u vërtetua se të gjitha kërcënimet ishin të rreme.

Njoftimet për praninë e mjeteve shpërthyese fillimisht u dërguan për shkollat fillore “Iliria”, “Marif” dhe “Jahja Kemal”, ndërsa më vonë edhe për shkollën e mesme “Kiril Pejçinoviq”.

Sipas SPB-së së Tetovës, kërcënimet u dërguan përmes postës elektronike nga adresa të ndryshme, të cilat më pas u fshinë.

Nxënësit u evakuuan përkohësisht, ndërsa pas kontrolleve, mësimi vazhdoi normalisht.

Policia po punon për identifikimin e autorit të kërcënimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *