Në Ministrinë e Mbrojtjes ka nisur gara ‘European Defense Tech’, e cila ka mbledhur mbi 200 individë nga fusha të ndryshme si siguria, inxhinieria, inteligjenca artificiale, mekatronika, akademia ushtarake dhe mbrojtja.
Kjo garë prestigjioze ndërkombëtare, që organizohet për herë të parë në Ballkan, po zhvillohet në Republikën e Kosovës nga ICK, nën mbështetje të ministrit të mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ajo ka sjellë në Prishtinë garues, mentorë dhe ekspertë nga Shqipëria, Gjermania, Bullgaria dhe Ukraina.
Gjatë aktivitetit, Driti Sanaja, një i ri nga Kosova që ka përfunduar Masterin në Universitetin Teknik në Gjermani, po tregon se talenti dhe inovacioni mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në industrinë e mbrojtjes.
Nga Kazerma ‘Adem Jashari’ dhe Ministria e Mbrojtjes, Shpend Lila nga ICK ka prezantuar dronin e ndërtuar nga Driti, së bashku me tre studentë të tjerë shqiptarë nga Kosova, të cilët aktualisht ndjekin studimet master në Universitetin Teknik të Munihut.
Sipas Lilës, droni i ndërtuar nga Drit Sanaja dhe ekipi i tij është i ngjashëm me atë që u përdor për të filmuar sulmin terrorist në Banjskë.
Lexoni të plotë, pa ndërhyrje, postimin e Shpend Lilës: “Po ju lajmërohem nga Kazerma Adem Jashari dhe Ministria e Mbrojtjes.
Veç për me ju njoftu virtualisht me Drit Sanajen.”