Gjashtë persona janë privuar nga liria, ndërsa gjatë aksionit kontrollues të mbrëmshëm deri në orët e para të mëngjesit në Shkup janë regjistruar 14 kundërvajtje rrugore, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Aksioni është realizuar nga ora 20:00 deri në orën 06:00, ku policët e SPB Shkup kanë zbatuar një plan të përgatitur paraprakisht për të ruajtur gjendjen e sigurisë në zonën qendrore të qytetit. “Gjatë kontrollit janë kryer verifikime të identitetit të 34 personave, janë kontrolluar 25 individë dhe katër automjete.
Janë konstatuar 14 kundërvajtje sipas Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, janë kontrolluar tetë objekte hotelierike dhe klube të lojërave të fatit, dhe janë ndaluar dy shtetas të huaj.
Një person është ndaluar sipas nenit 15 të Ligjit për Letërnjoftim.
Po ashtu, dy persona janë privuar nga liria për veprën penale sipas nenit 215 të Kodit Penal, ndërsa një tjetër sipas nenit 297-a të të njëjtit kod.
Gjatë aksionit, policët kanë ndërmarrë aktivitete parandaluese përmes pranisë së drejtpërdrejtë, patrullimeve të vazhdueshme dhe ndalimeve të herëpashershme në parkun në Kapishtec, si dhe në disa lokacione të tjera për shkak të grumbullimit të personave të mitur. “Kontrolle janë kryer edhe në disa objekte hotelierike, ku nuk janë konstatuar parregullsi, veçanërisht nuk janë hasur persona të mitur duke konsumuar alkool.
Aksionet kontrolluese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, përfundoi MPB-ja.