Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti, realizuan një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë këtij takimi, u diskutuan çështje të rëndësishme politike, marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta që na presin.
Kasami theksoi se “Vazhdojmë ta bëjmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën, në interes të popullit tonë.” Në anën tjetër, kryeministri Rama ndodhet aktualisht në Maqedoninë e Veriut, ku në mëngjes u përurua sistemi kufitar “One Stop Shop” në Qafë Thanë.