Arrestimi i Dy Personave nga Policia e Shkodrës për Vepra Penale në Itali

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës këtë të diel, pasi akuzohen për disa vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, me qëllim ekstradimin në Itali, në pranga ka rënë shtetasi Aldo Doçaj, i njohur si Vuksan Daçaj, 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit të Romës me 7 vjet e 11 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me thyerje”, mbetur në tentativë, “Kundërshtimi i punonjësve që kryejnë detyrë publike” dhe “Dhuna ose kanosja ndaj punonjësit publik”.

Nga dënimi, i kanë mbetur për të kryer 5 vjet, 4 muaj e 2 ditë burgim.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, gjatë fazës së dytë, u kap në Vorë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi Bukurosh Kuçi, 49 vjeç, i cili gjithashtu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit të Barit me 4 vjet burgim për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”.

Nga dënimi, i kanë mbetur për të kryer 3 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vazhdon procedurat për ekstradimin e këtyre dy shtetasve në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *