Qytetarë, të rinj dhe studentë janë grumbulluar sërish këtë të diele përpara godinës së Kryeministrisë, duke vazhduar protestat që po zhvillohen prej muajsh.
Protesta ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një grup protestuesish ka dalë në rrugë, duke penguar lëvizjen normale të mjeteve.
Menjëherë pas këtij bllokimi, forcat e Policisë së Shtetit kanë bërë thirrje të përsëritura përmes megafonit, duke i kërkuar pjesëmarrësve të zhvendosen në trotuar dhe të lirojnë rrugën.
Policia gjithashtu ka krijuar një kordon përreth Kryeministrisë dhe përballë saj.