Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë këtij takimi, u diskutuan zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimi politik i shqiptarëve dhe bashkëpunimi rajonal.
Kasami theksoi se një nga temat kryesore të bisedës ishte edhe marrëdhënia dypalëshe mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me një fokus të veçantë te projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet.
Ai e përshkroi Kurtin si një mik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se nëntori i gjen ata të përkushtuar në punë dhe projekte të përbashkëta për mirëqenien e qytetarëve. “Gjithmonë kënaqësi ta mirëpresim kryeministrin e Republikës së Kosovës, mikun tonë dhe mikun e madh të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, z.
Albin Kurti.
Bashkë me Izet Mexhitin, e njoftuam kryeministrin për zhvillimet aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal.
Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, me theks të veçantë te projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet tona.
Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta, në të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Kasami.