Gërmimet në Brod dhe Lokacionet e Reja për Identifikimin e Mbetjeve Mortore nga Lufta

Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të fillojnë gërmimet edhe në së paku katër lokacione të tjera, disa prej të cilave për herë të parë.

Këtë e bëri të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni për Persona të Zhdukur, duke konfirmuar se do të ketë gërmime në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut.

Pavarësisht informacioneve që ishin në dispozicion, tentativa e parë për shkak të kushteve të terrenit u mbyll pa ndonjë rezultat.

Sidoqoftë, kur u kthyen gjashtë ditë më pas, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se në Brod të Shtërpcës u gjetën mbetjet mortore të një personi.

Edhe pse gërmimet aty kanë përfunduar, ky s’do të jetë lokacioni i fundit ku dyshohet se ka mbetje eshtërore nga lufta e fundit. “Pa shmangshëm po e them se i është kushtuar vëmendje fshatrave në Jabukë e Kalludër të Zubin Potokut e më pas edhe gërmimet gjatë kësaj jave i kemi diku edhe 3-4 lokacione ndoshta edhe më shumë lokacione që do të jenë pjesë e agjendës varësisht nga kushtet e motit por edhe nga informatat që jemi duke i trajtuar,” deklaroi Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Për gati një muaj, gërmime pati edhe në fshatrat Kalludër e Jabukë të Zubin Potokut.

Por a do të kthehen ekipet sërish në veri? “Një nga lokacionet që potencialisht do ta kemi në agjendë është lokacioni i varrezave të qytetit të Mitrovicës së Veriut, pra varrezat e besimtarëve mysliman.

Përkundër gërmimeve, ky lokacion por edhe të tjera si varrezat në Arbëri, Prizren e Gjakovë janë lokacione ku ka potencial për mbetje,” theksoi Gara.

Ndërkohë, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk kanë kthyer përgjigje për rezultatet e ADN-së, të cilat u dërguan për ekzaminime para gati dy muajsh nga varrezat masive në dy lokacionet në veri.

Siç mëson televizioni, varësisht nga kushtet atmosferike, gjatë javës së ardhshme do të rinisin gërmimet edhe në varrezat e qytetit në Arbëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *