Parashikimi i Motit për Kosovën: Vranësira, Reshje Shiu dhe Temperaturat e Ulta

Gjatë pesë ditëve të ardhshme, Kosova do të përballet me një mot të ndryshueshëm, që përfshin vranësira, reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

Në zonat malore priten gjithashtu reshje bore.

Sipas parashikimeve meteorologjike për periudhën 23–27 nëntor, në mesin e javës temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë kryesisht nga 2 deri në 6 gradë Celsius.

Këto kushte do të favorizojnë paraqitjen e ngricave të mëngjesit, sidomos në zonat e ulëta dhe luginore.

Gjithashtu, në disa lokalitete mund të shfaqet mjegulla, e cila do të ndikojë në uljen e dukshmërisë.

Në ditën e parë të kësaj periudhe, të hënën më 23 nëntor, moti pritet të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu, ndërsa në viset më të larta priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale të hënën do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë nga 6 deri në 9 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Kah fundi i periudhës, pritet një rritje graduale e temperaturave, megjithatë vranësirat dhe mundësia për reshje shiu do të vazhdojnë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimet verilindore, jugperëndimore dhe juglindore, me intensitet të dobët deri mesatar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *