Të hënën, vendi ynë do të ndikohet nga masat ajrore të paqëndrueshme.
Moti pritet të ketë vranësira, të cilat do të fillojnë të pakësohen pas orëve të mëngjesit.
Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, pritet të fillojnë që në orët e para të 24-orëshit në shumicën e vendit dhe do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës, reshjet e shiut do të jenë prezent me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në zonat malore.
Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 5m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri në 10m/s.