Tragjedia në Itali: Një Nënë Shqiptare Humb Jetën në Aksident Rrugor

Një nënë shqiptare e moshës 31-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Itali, teksa udhëtonte me dy fëmijët e saj të mitur dhe një shok të tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Pordenones, në Trieste, ku Emanuela Shahini ka humbur kontrollin mbi mjetin e saj dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, makina është përmbysur, duke i marrë jetën nënës shqiptare, e cila po udhëtonte drejt Villanova për të marrë pjesë në një festë ditëlindjeje me fëmijët.

Në momentin e aksidentit, Emanuela ishte në makinë me dy fëmijët e saj, një vajzë 4-vjeçare dhe një djalë 6-vjeçar, si dhe shokun e tyre.

Vajza 4-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar me helikopter në spitalin e Udines, ndërsa dy fëmijët e tjerë po marrin trajtim në spitalin e Pordenones.

Në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit dhe karabinierët, të cilët po hetojnë për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.

Sipas raportimeve, dyshohet se automjeti ka rrëshqitur në një kthesë për shkak të lagështisë në rrugë, duke u përplasur me një shtyllë betoni dhe përmbysur në një kanal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *