Në Berlin është realizuar shfaqja teatrale për fëmijë “Pse u zemëruan shkronjat?”, e shkruar nga Minerva Kumin, si pjesë e aktiviteteve kulturore për nder të Ditës së Alfabetit Shqiptar.
Kjo shfaqje u organizua përmes iniciativës së regjisores Besarta Fejza Shala, në kuadër të “Besarta Kids Academy”, me ndihmën e Bashkim Shalës dhe mbështetje nga Ambasada e Shqipërisë, Ambasada e Kosovës dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës.