Zbulohet Ambienti Nëntokësor për Kultivimin e Kanabisit në Shkodër

Një ambient nëntokësor i dedikuar për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar nga Policia në Shkodër, ku janë arrestuar 10 persona.

Gjatë kontrolleve në zonën e njohur si “Kanali i Drinit”, forcat e rendit zbuluan një magazinë, brenda së cilës ishte e kamufluar një hyrje që çonte në një ambient nëntokësor.

Ky ambient ishte ndarë në dy pjesë: njëra ishte e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me ndihmën e llambave, ndërsa tjetra për përpunimin e lëndës narkotike.

Nga kontrollet u sekuestruan rreth 2,600 bimë të dyshuara kanabis, të kultivuara në vazo, si dhe 170 kilogramë lëndë narkotike të përpunuar, të ambalazhuara në 10 thasë plastikë.

Operacioni u realizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Në flagrancë u arrestuan 10 shtetas të moshave 18 deri në 61 vjeç, banues në qytete të ndryshme të vendit. “Të arrestuarit janë: K., 36 vjeçe, dhe M.

P., 38 vjeçe, banuese në Gjirokastër; K., 61 vjeç, E.

K., 41 vjeç, dhe R.

D., 28 vjeç, banues në Cërrik; G., 37 vjeç, banues në Tiranë; L., 46 vjeç, banues në Poliçan; L., 18 vjeç, dhe A.

T., 30 vjeç, banues në Ishull-Lezhë; T., 25 vjeç, banues në Mirditë.

Nga verifikimet ka rezultuar se njëri prej të arrestuarve, 46-vjeçari A.

L., ishte shpallur më parë në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër”, njoftoi Policia e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *