Fëmijët shqiptarë në qytetin Oberndorf am Neckar të Gjermanisë tani do të kenë mundësinë të ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe, pasi është hapur për herë të parë shkolla shqipe në këtë qytet.
Lajmin e ka njoftuar Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart përmes një postimi në Facebook.
Sipas Konsullatës, hapja e shkollës është rezultat i një periudhe angazhimi dhe bashkëpunimi me komunitetin shqiptar, duke shënuar fillimin e vitit shkollor 2026/2027.