Në tremujorin e tretë të vitit 2026, kostot për ndërtimin e objekteve të reja për banim individual janë rritur me 1,5 për qind krahasuar me tremujorin e kaluar, dhe me 5,1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës.
Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2026, kostot e materialeve janë rritur me 0,8 për qind, ndërsa kostot e punonjësve kanë shënuar një rritje prej 2,8 për qind.
Në nivel vjetor, gjatë tremujorit të tretë, kostot për materialet janë rritur me 3,6 për qind, ndërsa kostot për punonjësit me 8,2 për qind.