Autoritetet lokale në Strugë kanë vendosur të urojnë qytetarët për vitin e ri me një rritje të faturave të ujit deri në 12%.
Faturat për muajin janar do të jenë gjithashtu më të larta për kompanitë lokale, duke shkuar në 11%.
Rritja e çmimeve nuk do të ndalet këtu; pritet që të vazhdojë edhe në vitet në vijim, duke arritur në 4% për individët dhe 3% për personat juridikë në vitin 2028, dhe 4% për individët dhe 6% për personat juridikë në vitin 2029.
Për shembull, nëse një familje ka paguar më parë 700 denarë për ujë dhe kanalizime, tani do të paguajë 780 denarë. “Mund të njoftojmë se do të ketë një rritje të caktuar çmimesh, por nuk do të jetë e madhe dhe do të jetë brenda kornizës së asaj që na jep Komisioni Rregullator.
Ne nuk e marrim vendimin për rritjen e çmimit, ai na vjen nga Komisioni Rregullator.
Ne paraqesim një plan biznesi me kostot e llogaritura nga vitet e kaluara dhe ata paraqesin çmimet maksimale dhe minimale, që duhet të ndjekim në tre vitet e ardhshme,” deklaroi Jovanço Meçkaroski – Drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimit Strugë.
Lidhja Shqiptare thekson se Komuna dhe Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” duhet të japin përgjigje se kur banorët e Strugës do të kenë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm të sigurt dhe se kur do të zgjidhet problemi me burimet.