Qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të punësohen në Zvicër gjatë vitit 2027 do të vazhdojnë të përballen me kuotat aktuale për lejet e punës.
Kjo është rezultat i vendimit të Qeverisë zvicerane për të mbajtur të pandryshuar numrin e lejeve për punëtorët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe EFTA-s.
Në mbledhjen e mbajtur më 25 nëntor, Këshilli Federal i Zvicrës vendosi që edhe në vitin 2027 do të lejohet rekrutimi i deri në 8,500 punëtorëve dhe specialistëve të kualifikuar nga vendet e treta, duke përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë.