Takimi i KFOR-it me Forcat e Armatosura të Serbisë: Një Qasje e Përshtatshme për Bashkëpunim

Përfaqësuesit e Komisionit të Përbashkët për Zbatimin e Marrëveshjes (JIC) të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë zhvilluar një takim me homologët e tyre nga Forcat e Armatosura të Serbisë (SAF).

Ky takim është mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë.

Në një njoftim nga KFOR-i, theksohet se marrëveshjet ekzistuese vazhdojnë të shërbejnë si një kornizë e qëndrueshme për bashkëpunim dhe koordinim. “Përmes JIC-së, KFOR-i dhe Forcat e Armatosura të Serbisë mbajnë marrëdhënie të bazuara në profesionalizëm dhe respekt të ndërsjellë, duke mundësuar komunikim transparent dhe në kohë për çështjet që lidhen me “Vijën Kufitare Administrative (ABL)” (siç i referohen ata kufirit Kosovë -Serbi), dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTA).” KFOR-i gjithashtu ka theksuar se mbetet plotësisht i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij, të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, në mënyrë të paanshme.

KFOR mban takime të rregullta me ushtrinë e Serbisë, por kryesisht vizitat kryhen në Beograd nga komandanti i KFOR-it.

Një vizitë e gjeneralit serb Lubisha Dikoviq në Prishtinë, më 1 gusht 2014, kishte shkaktuar reagime të fuqishme në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *