Performanca Artistike ‘Oja t’prera’: Një Thirrje për Drejtësi dhe Ndërgjegjësim ndaj Dhunës ndaj Grave

Artistja Saranda, e njohur me emrin artistik Ms.

Indefinite, ka realizuar të enjten një performancë artistike feministe me titullin “Oja t’prera” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kjo performancë është organizuar në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, me një mesazh të fortë kundër dhunës ndaj grave dhe femicidit.

Përmes artit performativ, artistja trajtoi ndërprerjen e jetëve, lirisë dhe të ardhmes së grave si pasojë e dhunës, duke theksuar gjithashtu dështimet institucionale dhe shoqërore në parandalimin e saj.

Qendra e performancës përfshinte 12 trungje druri, të vendosura në formë ore, që simbolizonin kohën burokratike dhe pritjen e pafundme për drejtësi.

Përmes lëvizjeve rrethore dhe goditjeve me sëpatë, artistja shprehu kontrastin mes kohës së institucioneve dhe kohës së grave që janë nën kërcënimin e dhunës.

Një nga momentet më domethënëse të performancës ishte akti përfundimtar, kur Ms.

Indefinite hoqi shaminë e bardhë të punuar me oja dhe e lidhi atë në sëpatë, duke e shndërruar në një flamur simbolik.

Në përshkrimin artistik të veprës, oja paraqitet si metaforë e margjinalizimit të grave, të cilat historikisht kanë zbukuruar skajet e petkut dhe kanë qëndruar në skajet e shoqërisë, larg qendrave të vendimmarrjes dhe drejtësisë.

Mesazhi i performancës përmblidhet edhe përmes vargjeve:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *