NEWBORN: Një Transformim në Nderim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

NEWBORN ka marrë një pamje të re për 28 Nëntor, duke u ngjyrosur me ngjyrat kuq e zi, teksa është vendosur edhe simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se kjo është bërë për të nderuar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit.

Në një postim në Facebook, platforma thekson se kjo iniciativë ndodhi në bashkëpunim me ideatorin e Newborn, Fisinik Ismailin.

Gjithashtu, LKE rikujton rëndësinë e muajit nëntor për historinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si muajin e daljes së parë publike të UÇK-së, të Adem Jasharit dhe të shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *