Një grua 42-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka përjetuar një sulm të rëndë fizik nga bashkëshorti i saj 52-vjeçar, që e goditi me një mjet të mprehtë në shtëpinë e tyre.
Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Gostivarit, ajo u dërgua në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup, ku iu diagnostikuan lëndime të rënda.
Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, rasti është raportuar nga babai i të dyshuarit, i cili ka deklaruar se sulmi ndodhi më 27 nëntor, rreth orës 12:30.
Oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë Galate e arrestuan M.M. (52) po atë ditë në orën 14:10.
Gjatë arrestimit, ai ka rezistuar dhe ka sulmuar fizikisht oficerët e policisë, duke plagosur njërin prej tyre.
Policia ka njoftuar se M.M. është një person me shëndet të dëmtuar mendor dhe pas arrestimit, ai është dërguar në Spitalin Psikiatrik në Shkup.
Prokurori publik është informuar për rastin dhe pas dokumentimit të ngjarjes, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse ndaj tij.