Kryetari Rama në pritje të vendimit për muralin e Nënës Terezë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur se aktualisht është në pritje të vendimit nga kryeprokurori për vazhdimin e punimeve që lidhen me vendosjen e muralit të Nënës Terezë.

Ai theksoi se, pavarësisht nga vendimi, nëse ai del negativ, do të ndërmarrin veprime për të vazhduar punimet, deri në momentin kur Policia mund të ndalojë punëtorët.

Rama po qëndron në sheshin “Zahir Pajaziti”, edhe pse po bie borë, duke pritur vendimin.

Situata është tensionuar gjatë paradites, pas përplasjeve ndërmjet zyrtarëve komunalë dhe Policisë së Kosovës, e cila ka paralajmëruar arrestimin e ata që vazhdojnë punimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *