Tërmeti i sotëm ndjehet në Manastir dhe Ohër, epiqendra në Greqi

Sot në mëngjes, një tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë në Manastir, Ohër dhe zonat përreth.

Epiqendra e këtij lëkundjeje ishte në Greqinë fqinje. “Rrjeti sizmologjik telemetrik i RMV-së, në stacionet sizmologjike të vendosura në të gjithë territorin, të mirëmbajtura nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror matematikor në Shkup, sot në mëngjes, në orën 08:47 minuta ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit është 140 km në jugperëndim të Shkupit”, informojnë nga Observatori sizmologjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *