Aksident i rëndë në rrugën Studeniçan-Zelenikovë, pesë të lënduar

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton për një aksident të rëndë që ka ndodhur në rrugën Studeniçan-Zelenikovë, ku pesë persona kanë pësuar lëndime. “Më 25.11.2026, rreth orës 20:15, SPB Shkup është informuar se në rrugën lokale Studeniçan-Zelenikovë, në zonën e fshatit Oreshan, ka ndodhur një përplasje trafiku mes një automjeti të udhëtarëve ‘Opel Astra’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.G. (22) nga fshati Zelenikovë, dhe një automjeti transportues ‘Volkswagen Transporter’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.T. (45) nga fshati Batincë, rrethina e Shkupit.

Në këtë aksident, shoferi i ‘Opel Astra’ ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik ‘Shën Naum i Ohrit’ në Shkup.

Përveç tij, lëndime trupore kanë pësuar edhe shoferi i automjetit transportues dhe bashkudhëtarët e tij: R.G. (67), I.G. (63), të dy nga fshati Konjarë e Mesme, rrethina e Shkupit, si dhe S.T. (63) nga fshati Batincë, rrethina e Shkupit, të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’ në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *