Aksioni i Inspektoratit të Mjedisit në Lumit Drini i Bardhë: Luftë ndaj Ekspluatimit të Kundërligjshëm

Inspektorati i Mjedisit ka zhvilluar të enjten një aksion në zonën e lumit Drini i Bardhë, ku janë evidentuar disa operatorë ekonomikë të dyshuar për eksploatim të kundërligjshëm të zhavorit.

Gjatë këtij aksioni, janë sekuestruar gjashtë ekskavatorë në komunat e Prizrenit, Pejës dhe Rahovecit.

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, njoftoi se ky aksion është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa të gjitha mjetet janë shoqëruar me shirita zyrtarë për ndalimin e punimeve.

Pacolli theksoi se institucionet do të ndërmarrin masa ndaj çdo veprimtarie që dëmton pasuritë natyrore. “Lumenjtë tanë nuk janë pronë e askujt për t’i shfrytëzuar kundërligjshëm. Çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe çdo veprim që dëmton pasuritë tona natyrore do të përballet me ligjin,” shkroi ajo në një postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *