Shqipëria do të përballet me kushte atmosferike të paqëndrueshme këtë të shtunë.
Moti pritet të ketë vranësira mesatare deri në të dendura, ndërsa do të ketë edhe intervale kthjellimesh.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur se reshjet e shiut do të fillojnë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët, duke arritur deri në mesatar në veriperëndim.
Gjatë ditës, reshjet e herëpashershme të shiut do të jenë prezentë në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht me intensitet të ulët, por në veriperëndim dhe jugperëndim mund të ketë reshje me intensitet deri mesatar, përfshirë shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë kryesisht nga jugu me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s, e cila herë pas here pritet të arrijë deri në 16 m/s, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore të vendit.