Aktakuzë për Shpëlarje Parash ndaj V.M. në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një individi me inicialet V.M., nën akuzën për kryerjen e veprës penale “Shpëlarja e parave”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se gjatë periudhës 2009-2019, në Kosovë, ka futur në sistemin bankar dhe ka qarkulluar përmes llogarive të tij personale dhe llogarive të një subjekti afarist shumën prej 542 mijë e 478 euro e 86 centë.

Prokuroria Speciale thekson se i dyshuari ishte në dijeni se këto mjete financiare kishin prejardhje nga veprimtaria kriminale e shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Për këtë vepër penale, ai ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë më 28 maj 2024.

Prokuroria njofton se, me qëllim të fshehjes apo maskimit të prejardhjes kriminale të parave dhe paraqitjes së tyre si mjete me prejardhje të ligjshme, i pandehuri kishte realizuar deponime dhe tërheqje të vazhdueshme të parave të gatshme në disa institucione financiare në Kosovë.

Madje, sipas aktakuzës, janë evidentuar transaksione të përsëritura të tërheqjes dhe rideponimit të parave brenda së njëjtës ditë ose në intervale të shkurtra kohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *