Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar një alarm për motin e sotëm, duke paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe erëra të forta nga jugperëndimi, me shpejtësi mbi 80 km/orë.
Në ditët në vijim, moti do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të herëpashershme me intensitet të ndryshueshëm.
Nën ndikimin e rrymave ajrore jugore, pritet që deri të premten të kemi një temperaturë relativisht të ngrohtë, e cila do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Sinoptikët paralajmërojnë se nga e shtuna do të ketë një rënie të temperaturave.