Arben Berisha emërohet koordinator i LDK-së në Obiliq pas dorëheqjes së Xhafer Gashit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar Arben Berishën si koordinator të degës së saj në Obiliq, pas dorëheqjes së Xhafer Gashit.

Sipas një dokumenti të nënshkruar nga sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, Berishës i janë dhënë kompetenca të plota për organizimin, drejtimin, koordinimin dhe menaxhimin e degës në Obiliq.

Me këtë autorizim, ai do të jetë përgjegjës për administrimin e aseteve, dokumentacionit, mjeteve të komunikimit publik dhe rrjeteve sociale të degës.

Dokumenti thekson se të gjitha strukturat organizative të LDK-së në Obiliq janë të obliguara të bashkëpunojnë me koordinatorin dhe të veprojnë në përputhje me kompetencat e tij.

Ky autorizim hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet i vlefshëm deri në përfundimin e procesit të rregullt zgjedhor të Kuvendit të Degës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *