Aria Tamniku: Një Yll i Ri i Pianistikës nga Kosova në Vjenë

Me shumë krenari dhe emocion, Aria Tamniku, vetëm 9 vjeçare dhe përfaqësuesja e vetme nga Kosova në këtë grupmoshë, u vlerësua me Çmimin e Tretë në International Piano Balkan Competition – Vienna 2026, duke performuar në Gala Koncertin madhështor në Mozarthaus Vienna.

Aria ka filluar të ushtron piano që nga mosha 4 vjeçare.

Ajo ka marrë pjesë në shumë gara pianistike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, ku është vlerësuar me çmime të shumta.

Për talentin dhe përkushtimin e saj, Aria është nderuar edhe me bursë për edukim të mëtejshëm pianistik nga Balkan Thalberg Piano.

Aria shpreh mirënjohje të veçantë për prof.

Besarta Guri Bobaj, prof.

Giuseppe Devastato, Piano Balkan Academy, Balkan Thalberg Piano dhe Melisa Ibrahimi për mbështetje dhe përkushtim gjatë këtij rrugëtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *